Përleshen mes vete dy vëllezër në Prishtinë

34 Views
1 Min Read
Advertisements

Dy vëllezër dyshohet se janë përleshur fizikisht mes vete në Prishtinë.

Bazuar në raportin 24-orës të Policisë së Kosovës, deri te rrahja mes dy vëllezërve dyshohet se erdhi për shkak të një mosmarrëveshjeje, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Raportohet se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë-vëllezër, pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë, të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements