Përleshje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, policia shoqëron tre persona

1 Min Read
Advertisements

Një përleshje ka ndodhur sot brenda objektit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, pas dështimit të seancës së jashtëzakonshme ku pritej të diskutohej buxheti i komunës për vitin e ardhshëm.

Me njoftim ka dalë edhe Policia e Kosovës të cilët kanë thënë se rrahja ka ndodhur në rrugën e “UÇK-së në Prishtinë ndërsa tre persona janë shoqëruar në polici.

“Sot rreth orës 10:30 është pranuar informata për një rrahje në rrugën “UÇK” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 3 persona, të cilët ishin përfshirë në rast. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë për RTK-në, Enis Pllana, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

Advertisements