Përderisa luftimet rreth Pokrovskut në Ukrainë po intensifikohen. Fluturaket ukrainase pa pilot vazhdojnë t`i godasin caqet e infrastrukturës së naftës dhe të gazit brenda Rusisë.
Forcat ruse dhe ato ukrainase janë duke i intensifikuar luftimet për rreth qytetit Pokrovsk, të cilin Rusia po tenton ta marrë që disa muaj. Edhe pse sulmet ruse po shkojnë duke u rritur, mbrojtësit ukrainas vazhdojnë t’i mbajnë pozitat e tyre madje, sipas Kievit, duke i shkaktuar humbje të rënda agresorit.
Gjithashtu, ka raporte për përleshje në pjesët tjera të frontit, ku të dy palët raportojnë për përparime të përkohshme dhe lëvizje taktike, por pa ndonjë përparim të madh apo thyerje të linjave të kundërshtarit.
Ndërkohë, Ukraina ka vazhduar me sulme të suksesshme kundër infrastrukturës ruse të naftës dhe gazit, duke goditur edhe një rafineri, këtë herë në afërsi të qytetit Volgograd, si dhe kompleksin petrokimik në rajonin Bashkortostan .
Këto sulme, të cilat janë pjesë e strategjisë ukrainse për shkatërrimin e burimit kryesor të financave të Moskës duket të kenë filluar të japin rezultate dhe çdo herë e më shumë raportohet për rajone të ndryshme ruse të cilat njoftojnë për mungesa të naftës.
Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.