Plagosen rëndë 46 persona, përmbyset autobusi i tifozëve, 4 prej tyre në gjendje të rëndë

Illyrian
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil, përpara ndeshjes gjysmëfinale të “Copa Libertadores”. Autobusi që transportonte tifozët e Flamengos drejt Avelaneda (Argjentinë), ku ekipi do të përballet me Rejsing, u përmbys në autostradën “Presidente Dutra”, në shtetin e Rio de Zhaneiros.

Reklama

Sipas policisë rrugore federale, aksidenti ndodhi rreth orës 18:10 (me orën lokale) në kilometrin 281, në komunën Barra Mansa. Bilanci është 46 të plagosur, prej të cilëve 4 në gjendje të rëndë. Disa prej tyre janë anëtarë të tifo-grupeve “Urubuzada” dhe “Naçao 12”.

Reklama

Të plagosurit u dërguan në spitalet “Santa Casa” (Barra Mansa) dhe “Sao Zhoao Batista” (Volta Redonda). Shoferi, që u hodh jashtë autobusit gjatë përplasjes, pësoi fraktura të shumta dhe ndodhet në terapi intensive, në gjendje të qendrueshme. Flamengo reagoi menjëherë: “U informuam për aksidentin dhe jemi në kontakt me autoritetet lokale për të ndihmuar tifozët tanë”.

Reklama

Lini një koment

Please Login to Comment.