Një plagosje me armë zjarri është regjistruar këtë pasdite në lagjen nr. 2 të qytetit të Durrësit.
Sipas informacioneve paraprake, një i ri rreth 33 vjeç është qëlluar në këmbë, në zonën e thembrës, dhe është transportuar me makinë drejt spitalit rajonal, ku po merr ndihmën e parë mjekësore.
Burime nga Policia e Durrësit bëjnë me dije se i plagosuri nuk ka pranuar të japë deklarime mbi rrethanat e ngjarjes apo identitetin e autorit të mundshëm.
Aktualisht, nuk dihen motivet dhe rrethanat e plota të incidentit, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. /euromews.al/