Njësia e hetimeve e stacionit policor në Shtërpcë bashkë me atë të stacionit “Qendra” në Prishtinë, kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshime për posedim të armëve në fshatin Brezovicë.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë realizimit të hetimeve, është kryer kontroll në një vilë në Brezovicë, ku janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë automatike, dy pushkë ajrore, pesë karikatorë për pushkë automatike dhe njëzetë e një copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Lidhur me veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti është iniciuar “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe është proceduar më tej sipas procedurave ligjore.
I dyshuari, në momentin e kontrollit, nuk është gjetur në vendngjarje dhe mbetet në kërkim nga policia.

Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.
You must be logged in to post a comment.