Policia e Tiranës shpëton dy turistë gjermanë të bllokuar në Ujëvarën e Shëngjergjit

52 Views
1 Min Read
Advertisements

Policia e Shtetit shqiptar iu ka dalë në ndihmë dy turistëve gjermanë të cilët kishin mbetur të bllokuar te Ujëvara e Shëngjergjit në Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë, në bashkëpunim me Njësinë Alpine të Forcës Kombëtare të Sigurisë Tiranë, pas marrjes së njoftimit organizuan menjëherë punën për t’u ardhur në ndihmë dy turistëve gjermanë.

“Pas 12 orësh kërkimi, për shkak të terrenit të vështirë, të thepisur dhe të largësisë së zonës nga rrugët e aksesueshme me automjete, u bë e mundur lokalizimi i tyre. Dy turistët gjermanë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore”, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements