Polonia arreston një serbo-kanadez, kërkohej nga Kroacia për krime lufte

Illyrian
1 Min Read

Rojet kufitare polake kanë arrestuar një 79-vjeçar, serbo-kanadez të kërkuar nga Kroacia sipas një urdhër arresti evropian për përfshirjen e tij të dyshuar në krime lufte në vitin 1991, thanë prokurorët të mërkurën.

Reklama

Kroacia ka thënë se i dyshuari ka lëshuar ​​urdhra dhe ka marrë jesë në akte duke përfshirë ndalimin e paligjshëm, torturën dhe vrasjen e civilëve, si dhe plaçkitjen dhe zjarrvënien ndërsa shërbente në forcat paraushtarake serbe në luftërat ballkanike,raporton Reuters.

Reklama

Burri, i identifikuar vetëm si Zivko Z. për shkak të ligjeve polake të privatësisë është arrestuar në Aeroportin Chopin të Varshavës. Ai është deklaruar i pafajshëm për veprat penale të listuara në urdhër arrestin evropian, kanë thënë prokurorët.

Reklama

Prokurorët polakë i kanë kërkuar një gjykate leje për të transferuar Zivko Z. në Kroaci, ku ai përballet me deri në 20 vjet burgim nëse shpallet fajtor.

Lini një koment

Please Login to Comment.