Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot një seancë plenare, ku pritet të prezantohet zyrtarisht qeveria e re si dhe programi politik për mandatin e katërt qeverisës të kryeministrit Edi Rama.
Seanca është thirrur me urdhër të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi dhe në rend dite parashikohet vetëm diskutimi dhe miratimi i projektvendimit “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave”.
Ashtu siç u ra dakord edhe më herë, seanca do të jetë e gjatë dhe pritet të zgjasë deri në ditën e premte pasi çdo deputet do të ketë në dispozicion 10 minuta për të folur, ndërsa përfaqësuesit e grupeve parlamentare do të kenë të drejtë të flasin me të njëjtën kohë në dispozicion si kryeministri Rama.
Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.