Prishtina njihet si qyteti me dinamikën më të madhe kulturore në vend duke organizuar ngjarje të rëndësishme dhe duke mirëpritur mysafirë nga bota që përfaqësojnë apo prezentojnë vlera artistike e kulturore. Së fundi, në kryeqytet po mbahet festivali NewBorn Prishtina, që ka mbledhur kultura nga mbarë bota.
“Prej sot e për tri ditë me radhë, Sheshi “Zahir Pajaziti” bëhet epiqendër e kulturës botërore me festivalin NewBorn Prishtina, një ngjarje që sjellë muzikë, folklor dhe miqësi nga e gjithë bota në zemër të kryeqytetit. Para fillimit të festivalit, mirëprita përfaqësuesit nga Kanada, Kili, Argjentina, Spanja, Guinea, Italia, Polonia, Sllovakia, Bullgaria dhe Turqia – të cilëve, si shenjë respekti dhe mikpritjeje, ua dhurova Hyjneshën në Fron. Ky festival është një urë që lidh popujt përmes kulturës, dhe Prishtina është krenare të jetë nikoqire e saj”, është shprehur Kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama./EPIQENDRA.NET



Zbuloni më tepër nga Illyran Info
Pajtohuni, që të merrni postimet më të reja dërguar drejt e në email-in tuaj.
Duhet të jeni i futur që të postoni një koment.