Connect with us

Hi, what are you looking for?

Illyrian InfoIllyrian Info

Lajme

Prokuroria Speciale po heton 1.600 kontrata njëburimore të Qeverisë Kurti

Zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Valdet Gashi, ka bërë me dije se kjo prokurori është duke i hetuar 1.600 kontrata njëburimorë, që janë nënshkruar nga Qeveria Kurti dhe institucionet tjera publike.

Në këtë mënyrë është konfirmuar shkrimi i gazetës Nacionale, i cili para dy muajve tregon numrin e kontratave njëburimore që po hetohen nga prokuroria.

Derisa ka prezantuar raportin vjetor të punës së Prokurorisë Speciale, në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Gashi ka thënë se duhet kohë dhe punë për të trajtuar këto lëndë.

Prokurorët e rinj marrin raste të reja, por siç e theksova edhe më herët ata prioritet tani për tani i kanë ato kontrata që po titullohen njëburimore dhe të cilat jemi duke i trajtuar. Aty janë 1.600 kontrata, ta keni parasysh. 1.600 kontrata dojnë punë, ai që është dike i punuar e di më se miri”, ka thënë prokuroria Gashi.

Në këtë mbledhje, ai është pyetur edhe për hetimin dhe gjykimin e rasteve të profilit të lartë.

Ai ka treguar se në këtë mbledhje nuk i posedon statistikat se sa raste të tilla janë gjykuar dhe sa po hetohen.

“Ka aktgjykime, ka raste në procese. Ka aktgjykime dënuese, ka aktgjykime liruese, por tani për tani këtu nuk i kam statistikat”, ka vlerësuar ai.

Prokurori Gashi ka bërë me dije se evidentimi i këtyre rasteve në raport është i mundur.

Janë gjithsesi të munduara. Vetëm të bëhet një formular që të dihet saktësisht se çka po kërkohet me raportu, sepse në i kemi ato statistika. Nuk e di se çka konsideroni profil të lartë, sepse të gjitha rastet që trajtohen të ne, në aspektin korruptiv, janë të profilit të lartë. Kështu e thotë ligji. Profili lartë ka hyrë edhe një zyrtar i prokurimit në një institucion të caktuar, drejtori i prokurimit”, ka thënë Gashi.


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

You May Also Like

Lajme

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit...

Lajme

Shkëlqim Pllana, 17-vjeç dhe Malsor Pllana, 19-vjeç humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku, dy vjet më parë, në afërsi të fshatit Gojbulë të...

Lajme

Një grua është gjetur e vdekur sot në një apartament në Prishtinë, në rrugën ”Afrim Zhitia”, rreth orës 11:30. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës...

Lajme

Me pikëllim të thellë, familja Mulolli ka njoftuar për ndarjen nga jeta të nipit të tyre të dashur, Valon (Mustafë) Mulolli, i cili u...

Advertisement

Copyright © 2020 ZoxPress Theme. Theme by MVP Themes, powered by WordPress.