Publikohen pamje të një momenti tensionues të Trump dhe Melania në helikopter

16 Views
2 Min Read
Advertisements

Një video e publikuar rishtazi po bën xhiron e rrjeteve sociale, pasi shihen në të pamje nga brenda helikopterit presidencial amerikan “Marine One”, që hedh dritë mbi një bisedë të tensionuar midis Presidentit të SHBA, Donald Trump dhe gruas së tij, Melania.

Incidenti  raportohet se ndodhi të mërkurën në mbrëmje, ndërsa çifti presidencial po kthehej nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Në video, presidenti shihet duke ia bërë me gisht Melanias, e cila reagon duke tundur kokën.

Pak më vonë, të dy zbritën nga helikopteri dhe, pavarësisht debatit të tyre të mëparshëm, ecën dorë për dore në Shtëpinë e Bardhë.

Incidenti u komentua shumë nga mediat amerikane, ndërsa sipas Daily Mail, Shtëpia e Bardhë ende nuk u është përgjigjur pyetjeve në lidhje me pamjet që u bënë virale.https://www.dailymail.co.uk/embed/video/3517937.html

Incidenti të kujton videot e Brigitte Macron duke shtyrë Presidentin Francez Emmanuel Macron sapo hapej dera e avionit presidencial pas mbërritjes së tyre në Hanoi, për të cilat Donald Trump kishte komentuar asokohe.

“Pati një video të Zonjës së Parë të Francës duke goditur burrin e saj me shuplakë. A keni ndonjë këshillë nga një udhëheqës për tjetrin?”, e pyeti një korrespondent i Fox Neës presidentin amerikan.

Dhe Trump me humor ju përgjigj: “Sigurohuni që dera të mbetet e mbyllur”. Batuta e tij shkaktoi të qeshura në sallë.

“Fola me të, janë mirë, janë dy njerëz shumë të mirë. E njoh mirë dhe nuk e di saktësisht se çfarë ka ndodhur atje”, shtoi Trump, duke u përpjekur të qetësonte përshtypje.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements