Pushteti e “harron” hapjen e urës së Ibrit, merret me stabilitetin e urës së Badovcit

Illyrian
2 Views
4 Min Read

Qeveria Kurti duket se e ka harruar çështjen hapjes së urës së lumit Ibër. Pushteti tani po merret me hapjen dhe testimin e urës e Badovcit.

- Advertisement -

Derisa ura e lumit Ibër ishte testuar në mënyra të ndryshme, ndonëse dihej që nuk do të hapej, ura e Badovcit është lëshuar në funksion pa u testuar fare.

- Advertisement -

Për testimin e urës së parë ishin përdorur metodat profesionale, kurse stabilitetin e urës së Badovcit zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, e ka vlerësuar me anë të syrit.

- Advertisement -

Në profilin e tij në “Facebook”, Durmishi ka shkruar se stabilitetin e urës në fjalë do ta dëshmojnë edhe testimet formale.

Ura e Badocit është stabile, Dje dhe sot po mundohen të ngjallin pasiguri te qytetarët me rastin e hapjes së urës së Badocit. Ura e Badocit është projektuar e ndërtuar me standardet më te larta të projektimit e ndërtimit. Gjatë të gjitha fazave janë kryer inspektimet profesionale, përfshirë këtu atestet paraprake të materialeve, testimet të vazhdueshme të betonit e armaturës deri në finalizimin e saj. Prandaj, me përgjegjësi të lartë profesionale deklaroj se Ura e Badocit është shumë stabile. Gjatë gjithë këtyre ditëve aty kanë kaluar shumë makineri me pesha të rënda pa asnjë problem për Urën, e këtë do ta dëshmojë edhe testimi formal që do të bëhet nesër”, ka shkruar Durmishi.

Ka muaj që zyrtarët e Qeverisë Kurti e kanë harruar çështjen e hapjes së urës së Ibrit.

Kjo temë është hequr edhe nga goja e kryeministrit Albin Kurti.

Për këtë çështje ai tani po flet vetëm kur po pyetet nga gazetarët. Kështu bëri edhe gjatë një interviste për RTK-në.

I pari i Qeverisë bëri me dije se Qeveria nuk po dëshiron përplasje me KFOR-in.

Për çështje e urës, unë mendoj se duhet të hapet ura, por ne nuk po dëshirojmë që të vijmë në përplasje me KFORI-in dhe sidomos me Karabinierët italian aty. Për çdo javë ne punojmë në qet drejtim”, ka thënë Kurti.

Ai ka deklaruar se kjo çështje nuk do të bëhet temë në dialogun e Brukselit.

Nuk është çështje e dialogut, dialogu u është kryer me marrëveshje. Qysh me shku përmes dialogut. Marrëveshja është e gishti të viti 2016, e cila thotë se më se largu më 20 janar 2017 duhet me u hap ura. Pra, nuk mund të flasin për një dialog kur tashmë kemi marrëveshje. Nëse flasim për dialog përkundër marrëveshjes, ne e shkelim marrëveshjen dhe kjo është e rëndësishme tash të respektohet. Unë besoj që do ta hapim edhe urën”, është shprehur Kurti pa përmendur kohë e as datë se kur mund të bëhet një gjë e tillë.

Ndonëse kanë kaluar 5 muaj nga testimi i urës se Ibrit, Qeveria e Kosovës nuk ka treguar pse nuk po publikohet raportin final për qëndrueshmërinë e urës.

Një javë pas testimit të urës, ishte publikuar draft-raporti, që tregonte se ura është stabile, por publikimi i raportit final po zvarritet pa ndonjë arsyeje.

Ndonëse, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durshmi, kishte paralajmëruar se raporti final do të dal disa ditë pas draftit fillestar, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur ende.


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

TAGGED:
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply