Ylli ndërkombëtar i muzikës, Dua Lipa, ka vendosur të shkarkojë menaxherim e saj, David Levy, pas zbulimeve që e lidhin atë me një fushatë të fshehtë për të ndaluar grupin e repit nga Irlanda e Veriut, Kneecap, të performonte në Festivalin Glastonbury këtë vit, për shkak të pretendimeve se ata po nxitnin “antisemitizëm”.
Sipas të përditshmes britanike Daily Mail, Levy, së bashku me disa figura të tjera të industrisë muzikore, ishte nënshkruesi i parë i një letre “private dhe konfidenciale” dërguar themeluesit të festivalit, Michael Eavis, ku i kërkohej ndalimi i grupit pro-palestinez për akuza të pabazuara mbi lidhjet e tyre politike me disa organizata të armatosura.
Një burim nga industria muzikore tha për gazetën se Dua Lipa “siguroi që David Levy të mos merrej më me prodhimin e muzikës së saj”, duke nënvizuar që këngëtarja është një mbështetëse e hapur e të drejtave të palestinezëve dhe nuk pranon një menaxher të lidhur me taktikë presioni të tilla.
“E sheh atë si një mbështetës të luftës së Izraelit në Gaza dhe trajtimit të tmerrshëm të palestinezëve. Kjo u bë shumë e qartë përmes letrës që ai nënshkroi,” tha burimi i industrisë muzikore për Daily Mail.
Dua Lipa, fituese e Grammy, prej kohësh ka mbrojtur të drejtat e palestinezëve në rrjetet sociale dhe ka marrë pjesë në protesta që dënojnë përfshirjen e Mbretërisë së Bashkuar në luftën genocidale të Izraelit ndaj Gazës. /tvklan.al/
Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.