Dëshmitari i tretë i thirrur nga mbrojtja e Thaçit, John Stewart Duncan, sot në Hagë dëshmoi se si ishte situata në Kosovë, në qershor të vitit 1999.
Ai tha se në atë kohë, pati eksod të jashtëzakonshëm, transmeton Klankosova.tv.
“Kur u larguan forcat serbe, pati një eksod të jashtëzakonshëm në eksodin publik dhe tërësinë e vet. Burgjet, juristët, gjyqtarët, avokatët, policët, pra kjo ishte si rezultati i sistemit aparteit që kishin ushtruar serbët në vitet pararendëse, ku në thelb ose i kishin pushuar shqiptarët nga puna. Pra, shumica e shërbimeve publike, asokohe kishin qenë të ushtruara prej serbëve që u larguan, dhe kjo krijoi një vakum shumë të madh”, tha ish-diplomati britanik.
Ai po ashtu tha se nuk kishte dijeni se ushtria britanike ishte dislokuar në Kosovë në qershor të ’99-ës.
Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.