Kreshnik Osmani nga Lëvizja “Atdheu” ka thënë se zhvillimet e fundit në rajonin e Turqisë janë shumë më serioze sesa paraqiten publikisht.
“Ajo që po ndodh është diçka e madhe. Ju e kuptoni që jemi në një moment të rëndësishëm që po kalon bota, nuk jemi në pozicion normal aspak.
Sa i përket asaj që po ndodh në Turqi, realisht dhe përreth saj, është më e madhe sesa mund të thuhet”, deklaroi Osmani, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.
Ai shtoi se sipas disa burimeve mediatike, është përmendur një “dritë jeshile” për të goditur ose rrethuar Turqinë.
“Kjo nuk është vetëm fantazi apo bisedë e komentuesve, por po konkretizohet me zhvillimet në terren”, tha Osmani.
Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.