Rama reagon pas sulmit ndaj Fehmi Kupinës: Dhuna është e papranueshme

23 Views
1 Min Read
Advertisements

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina u sulmua sot me shishe qelqi nga Sami Salihu, djali i ish-zyrtarit Fehim Salihu.

Incidenti ndodhi menjëherë pas seancës së Kuvendit Komunal.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama.

Rama ka thënë se dhuna që ka ndodhur sot para objektit të Komunës së Prishtinës është plotësisht e papranueshme dhe e dënueshme.

“Institucionet publike duhet të mbesin hapësira të dialogut e bashkëpunimit, jo të përplasjeve. Ne presim që organet e drejtësisë ta trajtojnë rastin me përgjegjësi”, ka shkruar Rama.

Ndryshe, policia ka bërë të ditur se për këtë rast ka shoqëruar tre persona. /Telegrafi/


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements