Ramadani reagon ndaj suspendimit të katër policëve: Ka indikacion të presionit puro politik

Illyrian Info
139 Views
1 Min Read
Advertisements

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, po vlerëson se suspendimi i katër policëve të Njësisë Speciale, ka indikacion të presionit puro politik.

Madje siç thotë ai, hapja e një procedure disiplinore, në rastin e komunikimit të shkurtër ndër-kolegial në grup të viber, as nuk është dashur të ndodh, transmeton klankosova.tv.

”Suspendimi i 4 policëve i panevojshëm, ka indikacion të presionit puro politik.

Hapja e një procedure disiplinore, në rastin e komunikimit të shkurtër ndër-kolegial në grup të viber, as nuk është dashur të ndodh.

E në rastin e tashëm, suspendimi për shkak të procedurës disiplinore hiq e më hiq.

Kjo ka indikacione të presionit të plotë politik ndaj policëve.

Urdhëruesit e suspendimit të 4 policëve është e mundur që kanë abuzuar autoritetin dhe kështu të kenë bërë shkelje penale. Prandaj, duhet të hetohen për këtë nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements
TAGGED: