Raportohet se autobusë të kompanive kosovare po i çojnë serbët në tubimin pro-Vuçiq në Beograd

Illyrian
2 Views
1 Min Read

Serbë nga Kosova janë nisur për në Beograd, në përkrahje të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

- Advertisement -

Ka pretendimet se autobusë të kompanive kosovare po i bartin protestuesit pro-Vuçiq nga Kosova për në Beograd, njofton Klankosova.tv.

- Advertisement -

Sipas pamjeve që ka siguruar Klankosova.tv, shihen autobusë të kompanive kosovare diku në territor të Serbisë.

- Advertisement -

Mirëpo deri më tani nuk kemi arritur të verifikojmë nëse pamjet janë aktuale apo të ndonjë rasti tjetër të mëhershëm.

Mediat serbe kanë raportuar se Policia e Kosovës i ka kthyer mbrapsht disa serbë që ishin nisur drejt Beogradit për mitingun pro-Vuçiq.

Ndërsa siç ka raportuar AP, tensionet janë rritur në Serbi këtë të shtune para protestës në mbështetje të presidentit populist, Aleksandar Vuçiq, i cili u zotua ta rimarrë kontrollin pas muajve të tërë të protestave masive kundër korrupsionit që kanë tronditur kontrollin e tij të fortë mbi pushtetin.


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply