“Rashiqi ka veç emër dhe mbiemer serb, është besnik i Kurtit”

Illyrian
4 Views
1 Min Read

I ashtuquajturi drejtor i një zyreje të vetëquajtur “për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviq është hedhur në sulme të rënda ndaj politikanit serb të Kosovës, Nenad Rashiq, duke thënë se ky i fundit “ka veç emër e mbiemër serb”.

- Advertisement -

Petkoviq përcaktoi Listën Serbe si partinë politike të vetme që sipas tij përfaqëson serbët e Kosovës me mbështetje të Beogradit.

- Advertisement -

“Kurti i do serbët e vet besnikë në parlament, që janë gati të shesin besimin për darkë, që shumë herë, si Nenad Rashiqi, që votoi me dy duar për marrjen e pronave në Leposaviq dhe Zubin Poton për të ndërtuar baza policore”.

- Advertisement -

“Rashiq…i cili ka veç emër dhe mbiemër serb dhe është i gatshëm t’i nënshtrohet Kurtit, nuk i do të mirën serbëve”, ka thënë Petar Petkoviq, siç e citoi Kosovo-Online.


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply