Rasti i administrimit të drejtësisë, ZPS-ja dorëzon dosjen paraprake

10 Views
2 Min Read
Advertisements

Ashtu siç urdhëroi gjykatësja e procedurës paraprake në muajin korrik, ZPS-ja dorëzoi dosjen paraprake në çështjen kundër Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit.

“Dosja u dorëzua si konfidenciale bashkë me listën e dëshmitarëve dhe listën e provave materiale të Prokurorisë”, thuhet në njoftimin e Speciales.Protokollimi relevant me të dhëna për këtë parashtrim mund të gjendet këtu.

Pas konfirmimit të Aktakuzës kundër pesë të akuzuarve, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u arrestuan nga ZPS-ja më 5 dhjetor dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë më 6 dhjetor 2024.

Hashim Thaçit iu dorëzua fletarrestimi në objektin e paraburgimit të DHSK-së më 5 dhjetor, ndërsa Hajredin Kuçit iu dorëzua fletëthirrja për paraqitjen e parë.

Në paraqitjen e tyre të parë, Thaçi dhe Smakaj nuk u deklaruan në lidhje me fajësinë ose pafajësinë, ndërsa Fazliu u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Një ditë më vonë, më 9 dhjetor, Kuçi dhe Kilaj u vetëdeklaruan të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Pasi Thaçi dhe Smakaj vendosën të mos deklarohen lidhur me fajësinë gjatë seancës së 17 dhjetorit 2024, gjykatësja e procedurës paraprake kërkoi që ata të deklarohen në formë të shkruar deri më 7 janar 2025.

Më 6 janar 2025, Thaçi dorëzoi njoftimin përmes të cilit u vetëdeklarua i pafajshëm. Vetëdeklarimi i pafajësisë së Bashkim Smakajt u dorëzua më 3 janar ndërsa u bë publike më 14 janar 2025.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements