Nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas disa raportimeve se është disktuar rreth mundësisë për një koalicion opozitar.
Xhelili-Kica, ka lën të nënkuptohet se do të qëndroj në opozitë.
Postimi i saj:
Paramendoni, PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, e VV e merr seriozisht, sepse është mësuar të qeverisë nga WhatsAppi.
Nuk e di me kë jeni mësuar ju, por LDK ka zot shtëpie! E, nëse nuk keni dëgjuar, LDK i është kthyer elektoratit të saj! Atij i bindemi! Atij i nënshtrohemi!
Ky elektorat na kërkon të vazhdojmë kështu si tash. Të punojmë të pavarur, fort, e drejtë – deri në fitoren e madhe!
Dritë do të ketë një ditë në Kosovë!
Të tjerëve – punë të mbarë në negociata tavolinash.
Doarsa R. Kica