Real Madrid ka vendosur për të dytin vit radhazi të mos marrë pjesë në ceremoninë e “Topit të Artë”, që do të zhvillohet në Paris.
Vendimi është zyrtarizuar nga presidenti Florentino Perez dhe u është komunikuar edhe drejtuesve të klubit. Ky bojkot pason atë të vitit të kaluar, kur madrilenët reaguan ashpër ndaj renditjes së Vinicius Junior në vendin e dytë.
Edhe pse këtë vit disa lojtarë të Realit janë të nominuar, mes tyre Kylian Mbappe, Vinicius Junior dhe Jude Bellingham, asnjëri nuk shihet si favorit për çmimin.
Mediat ndërkombëtare theksojnë se në garën për trofeun më prestigjioz të futbollit janë më afër fitimit Ousmane Dembele dhe Lamine Yamal. Ky vendim i Realit është konsideruar si një vazhdimësi e qëndrimit kritik ndaj mënyrës së përzgjedhjes së fituesve.
Për momentin, mbetet e qartë se asnjë përfaqësues i klubit spanjoll nuk do të jetë pjesë e ceremonisë.
Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.