LajmeZgjedhjet

Vetevendosje denohet me 35 mijë euro, edhe për atë që u ngritën tre gishtërinj në Skenderaj si paramalitarët serb

35 mijë euro është shuma më e fundit e gjobitjes së Lëvizjes Vetëvendosje nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – për një seri shkeljesh, e më së shumti për gjuhë dhe nxitje të urrejtjes ndaj kundërshtarëve politikë.

Në mesin e ankesave të bazuara që çuan në gjobitjen e Vetëvendosjes është edhe ankesa se në tubimin e tensionuar në Skenderaj u ngritën ”tre gishta lartë, gjest i cili është simbol eksluziv serb, i cili në tri vitet e fundit ka marrë ngjyrime nacionaliste, pasi u përdor nga forcat paramilitare serbe në luftërat e zhvilluara në Ballkan”.

Në mesin e dënimeve është gjuha e përdorur nga Albin Kurti në Drenas se partitë opozitare “himni i të cilëve është rreth korrupsionit të përbashkuar”.

Tjetra: Shkrimi i Albulena Haxhiut e cila pa asnjë fakt dhe evidencë në Facebook ka shkruar se eskorta e Kurti ështët sulmuar nga Sami Lushtaku në Skenderaj.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button