Rregulla të reja për hyrjen në zonën Schengen për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

83 Views
3 Min Read
MAKEDONIA AIRPORT, INTRAKAT, 30APR2020
Advertisements

Duke nisur nga data 12 Tetor, ndryshojnë rregullat për qytetarët e Maqedonisë së Veriut që duan të futen në zonën Schengen të Bashkimit Evropian. Siç shkruan “Tetova Sot”, ata që duan të futen në vendet e Shengen-it do të duhet të lënë të dhëna biometrike, gjurmë gishti dhe fotografi, sipas sistemit të ri të hyrje-daljes së BE-së (EES).

Sistemi i hyrje-daljeve të BE-së do të zbatohet në të gjitha pikat e hyrjes në zonën Schengen për të gjashtë muajt në vijim. Ai përcakton që fëmijët nën 12 vjeç nuk do të kenë nevojë të japin të dhëna biometrike.

“Sistemi i hyrje-daljeve të BE-së fillon me zbatim gradual nga 12 tetori. Kjo është një masë që po merret për të forcuar sigurinë në të gjitha pikat e hyrjes në BE. Do të jetë gradual, por gjithashtu do të lehtësojë procesin e hyrjes në BE”, citohet të ketë thënë, ambasadori i BE-së në RMV, Michalis Rokas.

Hyrja në BE me gjurmë gishtash dhe fotografi

Bashkimi Europian ka prezantuar një sistem të ri për regjistrimin e udhëtarëve nga vendet joanëtare të BE-së, i cili përfshin marrjen e gjurmëve të gishtave dhe një fotografi në hyrje të parë në zonën Schengen. Pas regjistrimit fillestar, hyrjet e ardhshme do të mundësohen në mënyrë automatike, duke e bërë kalimin më të shpejtë dhe më efikas.

Sistemi i ri do të regjistrojë çdo hyrje, dalje dhe refuzim në kufijtë e zonës Shengen, me qëllim:

-Rritjen e sigurisë, duke parandaluar mashtrimet me identitet dhe tejkalimin e lejes 90-ditore;

-Përmirësimin e efikasitetit të procedurave kufitare.

Zbatimi do të bëhet në katër faza, duke filluar me mbulimin e 10% të udhëtarëve në 30 ditët e para dhe duke arritur në 100% brenda 170 ditëve.

Krahas kësaj, nga gjysma e dytë e vitit 2026, do të nisë edhe sistemi ETIAS, i cili kërkon që qytetarët që udhëtojnë pa vizë në BE të regjistrohen online para udhëtimit. Regjistrimi do të kushtojë 20 euro dhe do të vlejë për 3 vjet, me përjashtime për personat nën 18 dhe mbi 70 vjeç.

Të dy sistemet, ai i hyrjes/daljes dhe ETIAS, do të funksionojnë në mënyrë të integruar dhe paralele, duke forcuar kontrollin dhe sigurinë në kufijtë e BE-së. /tvklan.al


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements