Një aeroplan i vogël me 12 pasagjerë u rrëzua në Qarkun Kwale, Kenia. Nga aksidenti humbën jetën të 12 personat në bord. Kompania ajrore keniane, Mombasa Air Safari, tha se në aeroplan ishin tetë hungarezë, dy gjermanë, një anëtar të ekuipazhit dhe piloti.
“Fatkeqësisht nuk ka të mbijetuar… Me keqardhje të thellë njoftojmë se, sipas informacionit fillestar, kishte 10 pasagjerë – 8 hungarezë, 2 gjermanë dhe një anëtar i ekuipazhit, piloti nga Kenia”, tha linja ajrore në një deklaratë.
Aeroplani 5Y-CCA i Mombasa Air Safari po fluturonte nga Diani për në Kichwa Tembo në Qarkun Narok të Maasai Mara kur u rrëzua rreth orës 5:30 të mëngjesit. Sipas një deklarate nga Autoriteti i Aviacionit Civil të vendit për “X”, agjencitë qeveritare kanë shkuar në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit.