Rruga Vodicë–Qafë Dardhë po merr formë, Rama: Një mundësi e re për Beratin dhe turizmin

7 Views
1 Min Read
Advertisements

Punimet në rrugën Vodicë – Qafë Dardhë po përparojnë me ritme të shpejta. Këtë të premte, kryeministri Edi Rama ndau disa pamje në rrjetet sociale nga kantieri i kësaj rruge malore, e cila po ndërtohet në një nga zonat më piktoreske të jugut të vendit.

“MIRËMËNGJES dhe nga puna në kantierin e rrugës Vodicë – Qafë Dardhë, që po merr formë dita-ditës duke hapur një mundësi të re për Beratin, lidhjen me Gramshin dhe zhvillimin e turizmit të natyrës e aventurës, ju uroj një ditë të mbarë.”, shkruan kryeministri krahas videos.

Rruga përshkon terrene të thepisura, por me një natyrë mbresëlënëse, çka e bën potencialisht shumë tërheqëse për turistët. /tvklan.al/


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements