Ish-zyrtar i lartë i administratës amerikane, James Rubin ka vazhduar me dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara në Hagë.Gjatë marrjes në pyetje nga avokati kryesor i Thaçit, Luka Mishetiq, zyrtari amerikan theksoi se ish-presidenti i Kosovës nuk ishte ai që kontrollonte UÇK-në.
“UÇK-ja nuk kishte njësi të organizuar, Thaçi nuk ishte në krye të saj, ishte Çeku”, tha Rubin.
Ai shtoi se Kombet e Bashkuara kanë hetuar pretendimet për ekzekutime e vrasje, mirëpo që asnjëherë nuk kanë arritur të konfirmojnë të njëjtat.“Kombet e Bashkuara kishin bërë përpjekje për të hetuar pretendimet, mirëpo nuk kanë arritur asnjëherë që të vërtetojnë të njëjtat. Çështja e Kosovës ishte ndër çështjet kryesore me të cilën merrej atë kohë presidenti amerikan”, theksoi Rubin, raporton Telegrafi.I pyetur nëse kishte dëgjuar që Thaçi kishte dhënë urdhra për vrasje, Rubin tha se “ne kishim ndihmuar shqiptarët e Kosovës, dhe na ishin shumë mirënjohës që u shpëtuam jetën”.
Rubin shtoi se për Thaçin, Amerika ishte simbol, shtet i mirë për botën dhe se ai (Thaçi) donte mbështetjen e udhëheqjes së SHBA-së.Pas përfundimit të pyetjeve nga avokati i Thaçit, James Rubin u pyet edhe nga avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon.
Dixon pyeti Rubin se kur mësoi se CIA kishte kontakt me persona të UÇK-së, konkretisht me Ramush Haradinaj.Rubin u përgjigj duke thënë se këtë e mësoi rreth vitit 1998-1999.“Kur shkova në Kosovë e kuptova që CIA kishte vite që kishte kontakt me Haradinajn”, deklaroi Rubin.
“Ne kuptuam që këto pretendime ishin të fabrikuara dhe synonin të cenonin raportet SHBA-Kosovë”.
Gjatë marrjes në pyetje nga Dixon, prokurori i ZPS-së kundërshtonte mënyrën e pyetjeve duke thënë se nuk janë relevante.Rubin tha se deri me hyrjen e NATO-s në Kosovë nuk kishin kuptuar se UÇK-ja nuk kishte strukturë.Pyetje zyrtarit amerikan i parashtroi edhe avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra.
Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.