Sa i vjetër është “Njeriu në Hënë”?

Armend Xani
24 Views
1 Min Read
Advertisements

Modeli në formë fytyre me dritë dhe errësirë në Hënën e plotë është një shembull klasik i pareidolias, ku mendjet tona krijojnë objekte të njohura prej formave rastësore. Në rastin e Hënës, ato forma janë të të ashtuquajturës “maria” (nga latinishtja për “dete”), si Mare Tranquillitatis – Deti i Qetësisë, ku Apollo 11 zbriti pothuaj 50 vjet më parë.

https://youtu.be/Sal830nUrFI
Porosite revisten shkencore RRELOS online > (KETU) <

Në të vërtetë këto “dete” janë rrafshnalta të mëdha llave të errët, që ka dalë nga pjesa e brendshme e Hënës kur ishte ende e shkrirë.

Lashtësia e “maria” ishte një prej zbulimeve më mbresëlënëse nga studimet e gurëve të sjellë prej misioneve Apollo, që kanë treguar se janë 3.5 miliardë vjeçarë. Me fjalë të tjera, njeriu në hënë që ne shohim sot e ka parë Tokën që kur kafshët komplekse nisën të shfaqen pothuaj 500 milion vjet më parë. 


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements
TAGGED: