SAN MARINO

Illyrian Info
15 Views
1 Min Read
Advertisements

San Marino është njëri nga shtetet më të vogla në botë, ndryshe ai njihet si shtet brenda shtetit. Është shtet kontinental i cili gjendet brenda Italisë dhe jo larg brigjeve të Detit Adriatik. Sipërfaqja e San Marinos është 61 km² në të cilën jetojnë 32 000 banorë.
Sipas legjendës San Marino është shtëti më i vjetër i Evropës, të cilin mendohet se e ka themeluar në shek. IV, gurgëdhendësi i quajtur Marin i cili kishte ikur nga ujëdhesa Rab në Kroaci dhe ishte vendosur në Siujëdhesën Apenine.
Fillimisht ishte vendbanim ku më vonë e merr statusin e komunës, ndërsa si territor i pavarur bëhet në vitin 1263 dhe shpallet Republikë. Si shtet ka union doganor me Italinë dhe në bazë të një kontrate miqësie dhe bashkpunimi të vitit 1862 është nën mbrojtjen e Italisë.
Ekonomia e San Marinos bazohet në bujqësi dhe turizëm. Kryeqyteti i tij është San Marino me 4 400 banorë.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements
TAGGED: