Pafund përmbajtje propagandistike, mijëra profile të rreme e grupe linçuese në rrjete sociale kanë nisur të dalin në sipërfaqe në rrjete sociale tashmë me fushatën zgjedhore në fazën e saj vendimtare: për dominim të narracionit politik.
Vetëvendosja – kaherë e njohur për burime të pashterrshme të pranisë online linçuese – me ç’duket ka dalë me një ‘bot të ri’ që ka përshkuar rrjetet: profile të rreme në emra grash që punojnë me orar të plotë në shpërndarje të përmbajtjes së Vetëvendosjes.
Vëllimi i shpërndarjes të këto ‘bota të ri’ që ka përzgjedhur Nacionale është me një mestare të lartë prej dhjetëra postimeve në orë: bashkërisht me komente nëpër postime të personave me ndikim publik, opinionbërësve, mediave e figurave politike: e tash edhe tubimeve zgjedhore të Vetëvendosjes.
Shembulli I: Sara Blakqori
Një nga më ‘hardcore’-ët dhe aktivet prej këtij tipi të ri profilesh të rreme: Sara Blakqori (i.e, që gabimisht i kishte mbetur mbase emri origjinal në username: Sabri Gashi).

Nëse mund t’i besohet shifrave që ka plasuar vet nga trafiku i Fejsbukut për 14 ditë ka pasur arritje në 1.2 milionë paraqitjeje te ndjekësit e vet.
Këtyre ndjekësve ajo u thotë të jetë grua, që punon për “The Economist” dhe që ka studiuar në “Goethe-Universitat Frankfurt” (Aha: në universitetin më elitë gjerman).
S’lë germë, postim, fotografi e video pa komentuar në fjalët standarde të Vetëvendosjes:
Shih rasti 1:

Postimet e saj të përgjithshme janë të natyrës se “vota për Albinin…votë për shqiptarët kudo” e deri te demonizimi i kujtdo tjetër për “hajn e tradhtarë të kombit”.
Shembulli II: si-motra e saj Jona Qitaku
Del që të njëjtën ditë të kenë hapur profilet në Facebook: më 24 mars, 2020 – postojnë gati se të njëjtat gjëra, ndërveprojnë me të njëjtat grupe, dhe kanë gati se të njëjtit njerëz duke si “të ndjekur” (jo ndjekës). Çka mund të hipotetizojmë se janë i njëjti njëri.


Një trajektore të shpërndarjes del taskenë, siç qe rasti i tubimit të djeshëm në Gjakovë: ku videot teksa bisedon Kurti me qyetarë i hedhin të parët duke ndarë momente supozivisht senzacionale.
“Lokja uron Kryeministrin: deri n’pension i marrsh mandatet”.
Edhe e ashtuqujtura Jona Qitaku vëllimin e punës e ka me orar të plotë: me dhjetëra postime e shpërndarje në orë, e ku arrin të angazhojë me komente një numër të madh personash real.
Këtyre dy figurave u gjen llajka edhe nga zyrtarë të lartë të Vetëvendosjes siç është Elvis Hoxha e Haxhi Avdyli nga Guxo: ndërsa këta ndjekin profilet reale të krejt zyrtarëve të VV-së/
Shembulli III: Genta Genta (Prishtinë)

Po ashtu profil i rremë i kategorisë së rëndë propagandistike me një numër të madh angazhimesh nga profile reale: ajo kujdeset të shpërndarjë orë e minutë postime pa kurrëfar filtrish dhe në përgjithësi të rreme.
Si Rifat Jashari gjoja duke i thënë Kurtit: “Eh more bir, këta i kanë tradhtu dëshmorët, invalidët e të burgosurit politik, e nuk po të tradhtojnë ty”.
Riaktualizon videot e vjetra propagandistike të Vetëvendosjes si “shkatërruesit e shtetit (Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj) që nuk duan ta shuan shtetin mirë”.

Kryesisht postimet janë të disa faqeve si “Portali Zëri i Popullit”, “Albini 75%”, “meKryeministrin”, “Let’s Go” (që e shpërndanë edhe Elvis Hoxha, dhe që duket të jetë profil promovues për të dhe Hysamedin Ferajn)”, etj.
Shembulli 4: Ganee Berisha

Kjo e fundit del të ketë hapur Facebook-un qëmoti, por kryesisht për arsye lojërash online me letra si pokeri: por ajo kërcen dhe ndërron aktivitetin: bëhet Vetëvendosje.
Aktivizohet në 2020 dhe pastaj pauzon: ringjallet në fund të 2023’ës.
Aty ajo nis me komentime gjithandej rrjeteve sociale duke sharë e demonizuar kundërshtarë politikë dhe shpërndarë përmbajtje pro-Vetëvendosjes: nga dhjetori e tutje masivisht.
Shembulli 5: Profil pastërtisht i rrejshëm me emër/fotografi gruaje: Selvije Berisha.

Edhe ajo punon me orar të plotë: me dhjetëra postime brenda orësh kryesisht propagandë të kulluar ndaj partive opozitare.
Më së fundi me Lumir Abdixhikun duke i dredhuar një deklaratë se vozit Mercedes dhe se kjo e bën atë automatikisht të korruptuar (provoni të kuptoni logjikën…).
Ose të llojit të deklarimeve ekstravagante për efekte zgjedhore si ajo e Hekuran Muratit: 500 milionë euro të privatizimeve i kanë çuar në asfalltë.
Selvija i shpërndanë përmbajtjet e postuara profileve të mësipërme.
Këto janë vetëm pesë prej “grave të famshme” që ka vështruar Nacionale si më të flaktat në propagandë.
Discover more from Illyrian Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.

You must be logged in to post a comment Login