LajmeZgjedhjet

Zuzaku-Isufi (102): Albin Kurti dhe Vetëvendosje po përdorin Afrim Bunjakun e Astrit Deharin për përfitime politike

Egzona Zuzaku-Isufi, kandidate për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka kritikuar ashpër liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ekipin e tij për përdorimin e figurave të shquara që kanë humbur jetën për përfitime politike.

Ajo ka përmendur rastet e Afrim Bunjakut dhe Astrit Deharit, duke i akuzuar ata se po i shfrytëzojnë këto tragjedi në prag të zgjedhjeve.

Zuzaku-Isufi theksoi se Albin Kurti dhe partia e tij po përdorin figurën e Afrim Bunjakut, një polic i cili humbi jetën tragjikisht në detyrë, për të fituar pikë politike.

Ajo e akuzoi qeverinë e Kurtit për dështimin në kërkimin e drejtësisë për vdekjen e Bunjakut, duke mos u marrë asnjëherë me përgjegjësinë për këtë ngjarje tragjike.

Po ashtu, ajo kritikoi qeverinë e Kurtit për heshtjen e saj lidhur me rastin e Astrit Deharit, aktivist i Vetëvendosjes, i cili humbi jetën në rrethana të pasqaruara. Zuzaku-Isufi tha se, megjithë premtimet e Kurtit për të zbardhur këtë rast dhe sjellë drejtësi, gjatë katër viteve të kaluara nuk ka pasur asnjë veprim konkret për të.

Në përfundim, ajo e cilësoi këtë sjellje si manipulim të ndjenjave të qytetarëve dhe apeloi që populli i Kosovës të mos mashtrohet më nga taktikat e ulëta politike, duke kërkuar drejtësi dhe transparencë.

Postimi i saj:

Albin Kurti dhe ekipi i tij vazhdimisht përdorin figura të shquara që kanë humbur jetën, si Afrim Bunjaku dhe Astrit Dehari, për përfitime politike në prag të zgjedhjeve. Kjo është jo vetëm hipokrizi, por edhe mungesë respekti ndaj tyre dhe familjeve të tyre!
Afrim Bunjaku, një polic i përkushtuar, humbi jetën tragjikisht në detyrë. Deri më sot, nuk është kërkuar asnjë përgjegjësi për këtë akt të rëndë, dhe asnjë autoritet nuk ka ofruar drejtësi për të dhe për familjen e tij.
Astrit Dehari, një aktivist i Vetëvendosjes, ishte një simbol i protestës dhe guximit. Kurti dhe partia e tij erdhën në pushtet me premtimin për të zbardhur rastin e tij dhe për të sjellë drejtësi. Por çfarë ndodhi? Heshtje totale për katër vjet! Tani, në prag të zgjedhjeve, po e rikthejnë këtë çështje për propagandë, duke e përdorur në mënyrën më të ulët të mundshme për përfitime elektorale.
Kjo qeveri ka dëshmuar se është e paaftë dhe e pandershme. Nuk ka drejtësi, nuk ka llogaridhënie, nuk ka asgjë tjetër përveç premtimeve boshe dhe manipulimit të ndjenjave të qytetarëve.
Është koha që populli i Kosovës të mos mashtrohet më nga këto taktika të ulëta. Drejtësia dhe e vërteta nuk janë lojëra politike!

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button