SHBA bllokon për herë të gjashtë thirrjen e OKB-së për armëpushim në Gazë

62 Views
2 Min Read
Advertisements

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vënë veton për të gjashtën herë ndaj një projektrezolute në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që do të kërkonte një armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm në Gazë, si dhe lirimin e pengjeve.

E dërguara e SHBA-së për Lindjen e Mesme, Morgan Ortagus, tha se teksti nuk shkoi aq larg sa duhej në dënimin e Hamasit ose në njohjen e të drejtës së Izraelit për t`u vetëmbrojtur.

Të 14 anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit votuan në favor të projektrezolutës – e cila e përshkroi situatën humanitare në Gaza si “katastrofike” dhe i bëri thirrje Izraelit të heqë të gjitha kufizimet e ndihmës.

Kjo vjen ndërsa zyra humanitare e OKB-së paralajmëron se rrugët e fundit të shpëtimit për civilët po shemben në Qytetin e Gazës, ndërsa Izraeli zgjeron ofensivën e tij ushtarake.

Pas votimit, anëtarët e OKB-së reaguan shpejt për të shprehur zhgënjimin e tyre.

Ambasadori palestinez në OKB, Riyad Mansour, e quajti vendimin e SHBA-së “thellësisht të gabuara dhe të dhimbshëm”, duke thënë se ai e kishte penguar Këshillin e Sigurimit të “luante rolin e tij të ligjshëm përballë këtyre mizorive”.

Ky votim i fundit në OKB erdhi vetëm disa ditë para se udhëheqësit botërorë të mblidhen për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku Gaza do të jetë një temë kryesore dhe aleatët kryesorë amerikanë, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, pritet të njohin një shtet të pavarur palestinez. Në Gaza, mijëra njerëz po vazhdojnë të largohen nga rajoni mes sulmeve vdekjeprurëse të vazhdueshme, ndërsa tanket dhe trupat izraelite vazhdojnë të përparojnë në ditën e tretë të një ofensive tokësore.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements