ShBA ia heq sanksionet “dostit” të Orbanit, “masat ndëshkuese janë kundër interesave amerikane”

Illyrian
3 Views
1 Min Read

Shtetet e Bashkuara ia kanë hequr sanksionet personit të afërt të kryeministrit hungarez, Viktor Orban, ka konfirmuar Departamenti i Shtetit, duke theksuar se masat ndëshkuese janë inkonsistente me interesat e politikës së jashtme të ShBA-së.

- Advertisement -

Të martën, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio ka biseduar me homologun hungarez, ministrin e Jashtëm Peter Szijjarto, dhe e informoi atë për këtë veprim, tha zëdhënësi i DASh-it, Tammy Bruce.

- Advertisement -

“Sekretari Rubio informoi ministrin e Jashtëm Szijjarto për largimin e zyrtarit të lartë hungarez Antal Rogan nga Lista e Shtetasve të Përcaktuar Posaçërisht dhe Personave të Bllokuar të Departamentit Amerikan të Thesarit, duke vënë në dukje se përcaktimi i vazhdueshëm ishte në kundërshtim me interesat e politikës së jashtme të ShBA-së”, u tha në njoftimin e DASh-it, raporton Klankosova.tv.

- Advertisement -

Rubio dhe Szijjarto diskutuan edhe mënyrat për të forcuar raportet ShBA-Hungari për çështje kritike dhe mundësitë për bashkëpunim ekonomik.

Rogan ka qenë pranë Orbanit për dekada, duke drejtuar makinën mediatike të qeverisë së tij dhe duke ndihmuar në orkestrimin e fushatave të tij zgjedhore.


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply