Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë interes për një “konflikt të zgjatur” në Lindjen e Mesme, duke theksuar se sulmi i mbrëmshëm ishte një “qasje e ngushtë dhe e kufizuar” me qëllim ruajtjen e paqes në rajon.
Duke folur për “ABC News”, Vance tha se goditjet amerikane e kanë kthyer shumë mbrapa programin bërthamor të Iranit “për disa vite apo edhe më shumë”, sipas tij.
Ai i bëri thirrje qeverisë iraniane të “zgjedhë rrugën e mençur” dhe të bashkëpunojë me SHBA-në për “shkatërrimin e atij programi bërthamor”.
“Ne nuk duam që Irani të ketë armë bërthamore, dhe besoj se ky qëllim do të vazhdojë të udhëheqë politikën amerikane për vitet në vijim,” deklaroi ai.
Vance tha gjithashtu se SHBA-ja do të zhvillojë “bisedime me iranianët” për sasinë e uraniumit të pasuruar që ata kanë, me synimin që “të gjendet një zgjidhje për atë lëndë të rrezikshme”.
Ai paralajmëroi gjithashtu Iranin që të mos sulmojë trupat amerikane, duke theksuar se një veprim i tillë “do të përballet me forcë dërrmuese”.
Discover more from Illyrian Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.