Lajme

Shfaqet Surroi, thotë se Thaçi deshi ta ndante Kosovën

Veton Surroi, opinionist, ka shkruar një opinion, të cilin e ka titulluar “Beograd-Tiranë: Rrëfimi për dy qytete”.

Në këtë opinion, Surroi ka përmendur çështjen e korrigjimit të kufijve në mes Kosovës e Serbisë, një ide që ishte përkrahur nga ish-presidenti Hashim Thaçit.

Sipas Surroit, Thaçi ishte bashkërenduar për ndarjen territoriale te Kosovës.

Liderët e dy vendeve shprehnin afërsi të madhe publike dhe bashkë-udhëhiqnin projektin e “Ballkanit të Hapur”. Kjo afërsi në disa mjedise në Kosovë u pa me sy kritik, prej një mosbesimi të lehtë deri te teoritë e konspiracionit, jo pak të ushqyera nga bashkërenditja e dy liderëve me ish-kryeministrin Thaçi në projektin e ndarjes territoriale të Kosovës” – ka shkruar Surroi.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button