Shkencëtarët kanë arritur të regjistrojnë “jehonën” infra të kuqe të një vrime të zezë duke gëlltitur një yll.

Illyrian Info
3 Views
1 Min Read
Reklama

Dukuria e shkatërrimit të yllit nga një vrimë e zezë quhet “përçarje baticore yjore”, dhe flakërima është ndriçimi që e shoqëron. Flakërimat lirojnë energji të madhe duke rrezatuar edhe në rreze ultravjollcë dhe X. Flakërimat, të cilat janë një ndriçim i zonës përreth nga energjia e liruar nga një yll, i cili është duke u tërhequr e ngjeshur nga një vrimë e zezë ndërkohë që ajo e përpinë, nuk janë kuptuar ende mirë nga astronomët.
NASA përmes anijes kozmike WISE ka studiuar më tej flakërimat duke studiuar rrezatimin infra të kuq nga pluhuri përreth, i cili absorbon energjinë e flakërimave. Duke përdorur teknikën e “jehonave të dritës” shkencëtarët kanë qenë në gjendje të përcaktojnë distancën mes vrimës së zezë dhe pluhurit rrezatues si dhe sasinë e energjisë së liruar gjatë shkatërrimit të yllit.
Zona prej gjysmë viti drite përreth vrimës së zezë është “pastruar” nga vrima e zezë përmes energjisë së flakërimave. Kjo është hera e parë që shkencëtarët kanë arritur të vëzhgojnë rrezatimin infra të kuq nga 3 përçarje baticore yjore.

Informacion: http://www.nasa.gov/feature/jpl/studies-find-echoes-of-black-holes-eating-stars
Foto: NASA/JPL-Caltech

Informacioni eshte marre nga faqja shkencore Pendulum-SciMag , Facebook https://www.facebook.com/pg/PendulumSciMag

Per me shume rreth WISE:http://www.nasa.gov/wise

Tags:Vrimat e Zeza,Universi,WISE (Wide-field Infrared Survey Explorer)


Zbuloni më tepër nga Illyran Info

Pajtohuni, që të merrni postimet më të reja dërguar drejt e në email-in tuaj.

Reklama