LajmeZgjedhjet

‘Shko, Albin – shef i hajnave, shko te prokurori’: Haradinaj me tubim të madh në Prishtinë hap fushatën

“Shko, Albin”.

Ishte kjo kryefjala me të cilën i dha rrymë krejt fjalimit të tij në hapjen e fushatës zgjedhore, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Mijëra të pranishëm në sallën “1 Tetori” në Prishtinë dëgjuan prezantimin e kandidatëve të AAK – Nismës ku u adresuan nga Ardian Gjini, Fatmir Limaj dhe në fund, Ramush Haradinaj.

Haradinaj e quajti “mashtrues të ligë” kryeministrin e vendit, për të cilin tha se ka luajtur lojëra me siguri “prapa shpinës së aleatëve…e në favor të Serbisë dhe Rusisë”.

“Njerëzit e ligj i binë kohët e këqija, e mandej vinë njerëz të zotë: dhe ja ku i keni njerëzit e zotë”, tha Haradinaj duke iu drejtuar kandidatëve të koalicionit të vet.

Haradinaj kërkoi nga mbështetësit e tij “me hjek mashtruesin” të cilit ia atribuoi përkeqësimin e gjendjes në vend, dhe të vendit në raport me botën perëndimore.

“Mashtruesin me hjek se duam siguri të plotë e të përjetshme, dojmë NATO e miqës me Amerikën, prandja duhet me hjek mashtruesin. Nuk dojmë me ba lojna me siguri nacionale pas shpinës së aleatëve e në interes të rusisë e serbisë nga argati i tyne”, tha ai.

Haradinaj këtu e nisi me lajtmotivin: Shko, Albin.

“Shko, shko, shko se e ke thy e poshtnu nderin e lirisë. UÇK s’ka mercenar, ti dhe soji yt jeni mercenar, shkoni”.

“Shko Albin te Prokurori, se nuk po dojnë mu vjedh rezervat shtetërore, buka e ustharit, as te energjia , shko te prokurori bashkë me hajnat, se je shefi i hajnave”.

“Shko te prokurori edhe për diçka më të shenjt se unë e ti, për shtetin e kushtetutën tonë – prokurori e ka shef kushtetutën, e as ti s’je mbi të – shko pra, shko”, vazhdoi Haradinaj.

Krejt në fund, Haradinaj iu drejtua publikut të vet: “A jeni për me çu mashtruesin në shpi?”.

Adresimi i Ardian Gjinit

Kryetari i Gjakovës, tash edhe kandidat për deputet, Ardian Gjini, fol për konceptin zgjedhor të AAK-së si “Kosova fituese” dhe iu kthye qeverisjes aktuale.

“Albin Kurti është mburoja e korrupsionit”, tha Ardian Gjini teksa rikujtoi mbrojtjen që Albin Kruti u ka bërë Martin Berishajt, Nagip Krasniqit e Rozeta Hajdarit.

“Kurrëkush s’ka fol më shumë se Albin Kurti për korrupsion, e për katër vjet u bë vet mburojë e korrupsionit”, tha Gjini.

“Kosova fituese nuk është një vend ku qeveria e mbrron korrupsionin. Kurrëkush s’ka fol për korrupsionin më shumë se Albin Kurtit, e për katër vjet i ka krejt në korrupsion e i ka bë mburoj. E ka pa luftën kundër korrupsionit si luftë kundër tjerëve, si luftë kundër kundërshtarëve”, tha ai.

“Kurrëkush s’ka fol më shumë për kushëri se Albn Kurti, tash i ka krejt me rend, 100 mijëshe subvencione per daja e vëlla”, tha Gjini.

Ardian Gjini më tej ia dha krejt karakteristikat e një regjimi totalitarist qeverisjes së Albin Kurti, ku edhe shpjegoi me rend se pse është totalitare.

Adresimi i Limajt

Në hapjen e fushatës zgjedhore AAK – Nisma, Fatmir Limaj e nisi fjalimin me veprat që ia atribuon meritë të qeverisjeve të mëhershme ku ka qenë pjesë – ku më së larti mbajti ligji për transformimin e FSK-së në ushtri.

“Ne bëmë ligjin e ushtrisë, dhe koha është që ushtrinë ta çojmë në NATO – dhe ky koalicion do ta bëjë”, tha ai.

“Haradinaj, ne e shumë rreth tij, kudo që jemi futur i kemi sjellë fitore Kosovës, vepra, e jemi bashkuar për t’i vazhduar veprat për Kosovën.

Ne bëmë ligjin e ushtrisë, dhe koha është që ushtrinë ta çojmë në NATO – dhe ky koalicion do ta bëjë”, tha Limaj.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button