
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, raporton Insajderi.Kadrijaj e ka akuzuar Kurtin se, ndonëse për katër vjet kishte deklaruar se është zbehur ndikimi i Beogradit në Kosovë, tani vetë po pranon se ky ndikim është më i madh se kurrë që nga paslufta.“Pse e ke pru punën me u varë prej pakicave të kontrolluara nga politikat e Vuçiqit? Qe katër vjet ke folë se si është zbeh prania e elementeve të Beogradit në Kosovë, e tani po del që kurrë më shumë ndikim nga Beogradi s’ka pasë që nga lufta. Ti je ai që i ke instalu, me çdo veprim që ke ndërmarrë pa u koordinu me askënd,” shkruan Kadrijaj.
Ajo e akuzon Kurtin se është armiqësuar me të gjitha partitë shqiptare dhe se tashmë askush nuk dëshiron të bëhet pjesë e qeverisë me të.
“Tash shko ankohu te Vuçiqi edhe varu prej tij. Ia ke kthy shpinën Kosovës – çdo shqiptar që hyn me ty në qeveri është bashkëpjesëmarrës në theqafje të këtij vendi,” përfundon reagimi i saj.
Ajo thotë se Kurti është ai që i ka instaluar përfaqësuesit e pakicave të kontrolluara nga Beogradi, përmes veprimeve të njëanshme e pa koordinim me askënd.