Shkolla e rikonstruktuar e Lazaratit hap dyert për nxënësit, Rama: Hapësirë e denjë për mësim! Kushte moderne

57 Views
1 Min Read
Advertisements

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot nga shkolla e Bashkuar “Muhamet Gjollesha” në Lazarat, e cila është rikonstruktur falë një investimi të përbashkët të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Gjirokastër.

Sipas kreut të qeverisë, ambientet e rikonstruktuara e kanë kthyer shkollën e Lazaratit në një ambient me kushte moderne dhe në një hapësirë të denjë për mësim.

“Shkolla e Bashkuar “Muhamet Gjollesha” në Lazarat ka hapur dyert për nxënësit dhe mësuesit me ambiente të rindura dhe kushte moderne, pas një transformimi tërësor që e ka kthyer shkollën në një hapësirë të denjë për mësim, falë investimit të përbashkët të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Gjirokastër”, shkruan Rama në Facebook.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements