Shkrimtarit kanadez Robert Munsch i miratohet vdekja e asistuar

33 Views
1 Min Read
Advertisements

Shkrimtarit të famshëm për fëmijë, Robert Munsch, i është miratuar vdekja me asistencë mjekësore në Kanada.

Munsch u diagnostikua me demencë në vitin 2021 dhe gjithashtu vuan nga sëmundja e Parkinsonit,

Autori 80-vjeçar i tha revistës “New York Times Magazine” se nuk kishte vendosur një datë për vdekjen e tij, por tha se do të largohej “kur të filloj të kem probleme të vërteta me të folur dhe komunikim. Atëherë do ta di”.

Kanadaja e legalizoi për herë të parë eutanazinë në vitin 2016 për njerëzit me sëmundje terminale. Në vitin 2021, ligji u ndryshua për të përfshirë ata me probleme fizike serioze dhe kronike, madje edhe në rrethana jo kërcënuese për jetën.

Munsch ka shitur më shumë se 80 milionë kopje të librave të tij vetëm në Amerikën e Veriut dhe ato janë përkthyer në të paktën 20 gjuhë – duke përfshirë arabishten, spanjishten dhe anishinaabemowin, një gjuhë indigjene e Amerikës së Veriut.

Në vitin 1999, Munsch u bë anëtar i urdhrit të Kanadasë. Një dekadë më vonë, ai mori një yll në “Walk of Fame të Kanadasë” në Toronto, shkruan BBC, transmeton.


Discover more from Illyran Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Advertisements