Dy automjete janë djegur plotësisht pasditen e sotme në lagjen nr. 15, Spitallë të Durrësit.
Gazetarja Enkeleda Arapi raporton se në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse me disa mjete, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e rënies së flakëve. /tvklan.al/
Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.