Shpërthen Peci në mbrojtje të Gërvallës për sulmin ndaj Haradinajt: Patriota sezonalë, marrja ua mbuloftë ftyrën

Illyrian
2 Views
1 Min Read

Faton Peci i ka dalë shpërthyeshëm në mbrojtje Donika Gërvallës, e cila ia mohoi të qëndruarin ushtarak, Ramush Haradinajt, të cilin e quajti “gjeneral të vetëshpallur”.

- Advertisement -

Peci në një gjuhë plot vrer, pa shënjues konkret, nënkuptoi vazhdimësi të sulmit ndaj Haradinajt duke shkruar se “Gërvalla është shembulli që nderoi mbiemrin e familjes…që nuk keqpërdoret për përfitime personale, grupore a klanore”.

- Advertisement -

“Për dallim nga patriotët sezonalë, ajo dhe familja e saj e nderuar, gjithmonë kanë dhënë për Kosovën, kurrë pa marrë asgjë prej saj”, shkroi Peci.

- Advertisement -

Postimi i plotë.

Donika Gërvalla është shembulli unikat se si mbiemri i familjes, e kaluara e lavdishme dhe e përgjakur, dhe amaneti i tyre nuk përdhoset, nuk keqpërdoret për përfitime personale, grupore e klanore.

Për dallim nga patriotët sezonalë, ajo dhe familja e saj e nderuar, gjithmonë kanë dhënë për Kosovën, kurrë pa marrë asgjë prej saj.

Me ju thanë marrja ju mbuloft ftyren, nuk kemi sesi se për me pasë marre, duhet me pasë fytyrë, e ju të atillë jeni, të paftyrë, të pa-skrupullt e të padinjitet.


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply