Shpërthim apokaliptik i vullkanit në Indonezi

Illyrian
2 Min Read

Vullkani Laki-laki në Indonezi ka shpërthyer duke nxjerrë e ngritur hirin deri në 10 kilometra në ajër e duke detyruar autoritetet të shpallin alarmin. Dhjetëra banorë janë evakuuar, ndërsa aeroporti në zonë është mbyllur përkohësisht.

Reklama

Një tjetër shpërthim i fuqishëm vullkanik ka goditur Indonezinë.

Reklama

Vullkani Mount LeWotobi Laki-laki, i vendosur në provincën East Nusa Tenggara, ka shpërthyer mëngjesin e së mërkurës, duke hedhur hi vullkanik deri në 10 kilometra lart në atmosferë.

Reklama

Sipas Agjencisë Gjeologjike të vendit, shpërthimi i parë ndodhi në orën 1:35 pas mesnate, me një shpërthim të dytë që pasoi në orën 9:21 të mëngjesit, duke çliruar sasi të mëdha hiri në pak minuta.

Autoritetet kanë rritur nivelin e alarmit, duke paralajmëruar rrezik nga rrjedhat e llaves vullkanike, sidomos nëse zona përfshihet nga reshje të dendura shiu.

Banorëve u është kërkuar të shmangin një rreze prej gjashtë deri në shtatë kilometra nga krateri.

Zyrtarë të emergjencave lokale raportojnë se dhjetëra banorë të fshatrave përreth janë evakuuar, ndërsa kujtojnë se nga shpërthimi vullkanik i një viti më parë u shënuan 10 viktima dhe mijëra shtëpi u dëmtuan

Ndërkohë, aeroporti kombetar është mbyllur përkohësisht, ndërsa fluturimet nga dhe drejt ishullit turistik të Balit nuk janë prekur deri në këtë moment.

Indonezia është një nga vendet më të rrezikuara nga aktivitetet vullkanike në botë, pasi ndodhet mbi Unazën e Zjarrit të Paqësorit, ku ndodhen më shumë se 120 vullkane aktive.

Lini një koment

Please Login to Comment.