Shpërthim në një fabrikë, humbin jetën tre persona

Illyrian
1 Min Read

Tre persona u vranë dhe pesë u lënduan në një shpërthim në uzinën e eksplozivëve Avangard në qytetin Sterlitamak, rajoni i Bashkortostanit.

Reklama

Shpërthimi në uzinën ndodhi të premten në mbrëmje.

Reklama

Ekspertët mjeko-ligjorë po hetojnë shkakun e shpërthimit.

Reklama

Ende nuk dihet nëse ai ishte shkaktuar nga sulmet me dronë ukrainas.

Shërbimet e emergjencës thanë se kishin përfunduar operacionet e kërkim-shpëtimit në uzinën Sterlitamak, të cilat kishin vazhduar gjatë gjithë natës.

Ndryshe, uzina Avangard prodhon eksplozivë industrialë dhe çmonton municione.

Që nga viti 2022, ajo është kontrolluar nga konglomerati industrial shtetëror rus Rostec. /Telegrafi/

Lini një koment

Please Login to Comment.