Shqipëria hap grupkapitullin për Tregun e Brendshëm, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Illyrian
2 Views
1 Min Read

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka përshëndetur hapjen e grupkapitullit të negociatave me Shqipërinë për Tregun e Brendshëm.

- Advertisement -

Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato, e cilësoi këtë zhvillim si shumë të rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

- Advertisement -

Po ashtu, në reagimin zyrtar delegacioni i BE thekson rëndësinë e miratimit dhe zbatimit të reformave në përputhje me standardet evropiane, shkruan A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.

- Advertisement -

“Një hap tjetër i rëndësishëm për Shqipërinë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian: hapja e grupkapitullit për Tregun e Brendshëm! Tani është e rëndësishme të miratohen dhe zbatohen reformat që lidhen me BE-në. Vijimi i përafrimit me legjislacionin e BE-së e afron Shqipërinë me një Evropë më të bashkuar dhe më të sigurt”, shkroi ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato.


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply