Shtetet Baltike planifikojnë evakuime masive në rast sulmi nga Rusia

Illyrian
1 Min Read

Estonia, Letonia dhe Lituania po përgatitin plane të përbashkëta për evakuime masive të popullsisë në rast të një sulmi ushtarak rus. Këto vende janë shqetësuar nga rritja e shpenzimeve ushtarake të Rusisë që prej pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.

Reklama

Që nga maji i këtij viti, shtetet baltike kanë vendosur të bashkëpunojnë ngushtë në mbrojtjen civile, duke përfshirë edhe skenarë për largimin e mijëra banorëve nga zonat e rrezikuara.

Reklama

Planet përfshijnë rrugë të përcaktuara evakuimi dhe zona ku do të vendosen të pastrehët, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Reklama

Shtetet baltike kanë paralajmëruar NATO-n për rrezikun e një agresioni rus, duke përmendur sulme kibernetike, fushata dezinformimi dhe kalime të paautorizuara të aeroplanëve luftarakë dhe dronëve rusë në hapësirën e tyre ajrore gjatë muajve të fundit.

Nga ana tjetër, Rusia ka mohuar çdo plan për të sulmuar vendet e NATO-s.

Lini një koment

Please Login to Comment.