Si po i rrëzon Bjellorusia dronët rusë

Illyrian
1 Min Read

Në mëngjesin e hershëm të 10 shtatorit, derisa tufa dronësh rusë po hynin në hapësirën ajrore bjelloruse duke shkuar drejt perëndimit, pranë kufirit polak, një oficer ushtarak bjellorus e përdori një linjë të posaçme telefonike dhe e thirri homologun e tij polak për ta paralajmëruar.

Reklama

Kjo nuk ishte hera e parë.

Reklama

Dhe, Polonia nuk ishte fqinji i vetëm që pranoi telefonatë nga bjellorusët. Në Lituani, e cila kufizohet me Bjellorusinë në veriperëndim, zyrtarët ushtarakë gjithashtu pranuan paralajmërime.

Reklama

Rusia po e zgjeron luftën e saj me dronë kundër Ukrainës, duke mbushur gjithnjë e më shumë qiellin e Bjellorusisë me këto pajisje – gjë që e ka vënë Minskun përballë dilemës nëse duhet t’i rrëzojë, t’i bllokojë, t’i paralajmërojë fqinjët, apo t’i bëjë që të gjitha përnjëherë.

Minskut do t’i duhet ta bëjë këtë pa e acaruar Moskën, strukturat ushtarake të sigurisë të së cilës janë të ndërthurura ngushtë me ato bjelloruse.

Lini një koment

Please Login to Comment.