Sot, në dyvjetorin e rënies heroike të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës së bashku me nënkryetaren dhe bashkëpunëtorët e sindikatës, vendosën kurora lulesh pranë varrit të tij, duke nderuar me respekt e mirënjohje sakrificën e tij sublime.
Po ashtu, përfaqësuesit e sindikatës morën pjesë në ceremoninë shtetërore të organizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës me rastin e këtij përvjetori, duke qëndruar pranë familjes së heroit, kolegëve dhe qytetarëve që përkujtojnë me krenari veprën e tij.
Rreshteri Afrim Bunjaku mbetet përjetësisht shembull i trimërisë, përkushtimit dhe sakrificës në mbrojtje të jetës, sigurisë dhe lirisë së qytetarëve tanë.
Lavdi jetës dhe veprës së tij!
Discover more from Illyran Info
Subscribe to get the latest posts sent to your email.