Skandal i madh, si ndodhi që Donika Gërvalla shkoi në Amerikë e nuk u takua me askënd?

Illyrian
2 Views
1 Min Read

Vizita e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka përfunduar pa asnjë takim diplomatik me përfaqësues të administratës Trump.

- Advertisement -

Kjo ka nxitur reagime të ashpra nga analistët dhe gazetarët në Kosovë.

- Advertisement -

Disa e kanë quajtur këtë një “turp diplomatik,” ndërsa të tjerë kanë kërkuar përgjegjësi për dëmtimin e imazhit të vendit.

- Advertisement -

“Ky është një skandal për shtetin tonë. Qeveria dhe ministrat e saj duhet të tërhiqen sa më parë, sepse po e dëmtojnë jashtëzakonisht shumë Kosovën në arenën ndërkombëtare”, tha analistja Magbule Shkodra.

Ndërkaq, gazetari Ardian Gaxheri ishte po aq kritik, duke theksuar se: “Një ministër i jashtëm nuk shkon fshehurazi dhe përfundon duke iu lutur njerëzve për takime. Kjo vizitë nuk është vetëm e pasuksesshme, por e turpshme për diplomacinë tonë”, u shpreh Gaxheri në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Njëherësh, gazetari Arlind Imeri e konsideroi këtë situatë si një “humbje të rëndë” për imazhin e Kosovës.

Ai theksoi se refuzimi nga administrata Trump shënon hapin e parë negativ për diplomacinë e vendit.


Discover more from Illyrian Info

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply